Maqedoni

Aksidenti tragjik në Llaskarcë, ndërroi jetë edhe një nga të lënduarit

16.02.2019 15:36

Si pasojë e lënedimeve të rënda në krahërorë gjegjësisht në mushkërit e bardha ka ndërruar jeta 40 vjecari Ferdi Kasim nga Gostivari....

Si pasojë e lënedimeve të rënda në krahërorë gjegjësisht në mushkërit e bardha ka ndërruar jeta 40 vjecari Ferdi Kasim nga Gostivari, viktimia e 15 nga fatkeqësia që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Nga Qendra e Urgjencës Kirurgjikale thonë se edhe përkundër dy intervenimeve operative viktima nuk arriti ti mbijetojë plagëve.
 
Pacienti që ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit, natën e 13 shkurtit përshkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte transferuar nga Spitali i përgjithshëm I qytetit "8 shtatori" në në Klinikën për anestezion,reanimacion dhe mjekim intenziv. Ndërkohë nga nurmi i përgjithshëm i të lënduarve 6 pacientë janë në gjendje kritike.
 
"Gjendja e tij ishte vërtet kritike ,jemi munduar prej momentit të parë prej kur e kemi pranuar për trajtim është operuar 2 herë është intervenuar por për fat të keq nuk mundëm ti shpëtojmë jetën. Sa u përket dy pacientëve të tjerë që gjendjen në njësin për trajtim intenziv janë në gjendje vërtet shumë të rëndë kritike dhe fatkeqësisht nuk mund të japim ndonjë lajm se gjendja e tyre po përmirësohet. Po bëhet mund mbinjerëzore me të gjitha kapacitetet që të shpëtohen", tha Ilir Hasani, drejtor i Qendërs Urgjente Kirurgjikale. 
 
"19 prej tyre 4 janë në repartin për mjekim intenziv dhe janë në gjendje kritike. Dy prej tyre janë në frymëmarrje me ndihmën e paisjeve bëhet fjalë për pacientët të cilët nga vet fillimi janë me neurotrauma prioritare gjegjësisht janë të politraumatizuar ,ndërsa dy të tjerët janë në observim tek ata para dy ditëve është bërë intervenim operativ në abdomen dhe pasi janë të politraumatizuar gjendja e tyre ndiqet tërë kohën", tha drjejtor i Siptalit "8 Shtatori".
 
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se bëhen përpjekje maksimale për të përmirësuar gjendjen e tyre shendetësore.
 
"Bëhen përpjekje maksimale ,ekipet mjeksore janë të përushtuar shumë shpesh mbilidhen për menndime dhe kontrolle konziliare pasi që të gjithë pacientët janë të politraumatizuar dhe sinqerisht shpresoj që qendja e ture ditëve të ardhëshme do të përmirësohet", tha Filipçe.
 
Nga dita e djeshme dhe sot në kurim shtëpiak nga spitali i qytetit "8 shtatori janë liruar 8 persona .Pacientët e tjerë janë në repartin e traumatologjisë dhe repartin për kirurgji të barkut dhe janë në gjendje të mirë përveç njërës nga pacientet e cila ndodhet në kurim intenziv në repartin e traumatologjisë njoftjnë nga ky spital. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI