Botë
Protesta në Tiranë, ndërkombëtarët thirrje: Distancohuni nga dhuna
16.02.2019 16:13
Përshkllëzimi I protesës së opozitës në Shqipëri, ka ngjajllur reagime edhe të faktorit ndërkombëtarë....

Ka qenë Bashkimi Europian që perms një kumtese zyrtare, ka kërkuar t’i jepet fund dhunës. Në deklaratën e delegacionit të BE-së, përfshihen edhe amabsadat tjera të uinionit të akredituara në Tiranë ku bëhet thirrje që palët të distancohen nga dhuna.
“Delegacioni i Bashkimit Europian, së bashku me të gjitha ambasadat e unionit, të akredituara në Tiranë, u bëjnë thirrje palëve të përfshihen në paqe dhe të largohen nga aktet e dhunës. E drejta e qytetarëve për të protestuar për pakënaqësitë e tyre, duhet të ndërmerret në mënyrë paqësore, ashtu siç e garantojnë institucionet demokratike. Përsërisim edhe njëherë thirrjen që palët të distancohen nga dhuna dhe çdo akt i saj”, thuhet në reagimin e Bashkimit Europian.
Me reagim të ngjajshëm gjatë ditës doli edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, që gjithashtu dënoi çdo aktet dhunës.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë”,thuhet në reagimin e Ambasada Amerikane.
Edhe zyra e OSBE në Tiranë I dënoi aktet e dhunës ndaj objektit të kryeministrisë, ndërsa shrpehet se përshkallëzimi i dhunës është shkelje e parimeve të protestës demokratike e paqësore.
“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme”-thonë nga OSBE.
Thirje për protesta të qeta bënë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasada e Francës . Protesta e opozitës në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare si Associated Press, Euronews, Zëri i Amerikës, DW etj., të cilat kanë pasqyruar hap pas hapi për atë se çfarë ka ndodhur gjatë tërë ditës në Shqipëri.
ZEKIRJA MEXHITI
