Botë
Protesta e opozitës në Tiranë, me tensione dhe dhunë, lëndohen 17 persona
16.02.2019 17:53
Është shoqëruar me tensione të ashpra protesta e opozitës para kryeministrisë, e cila ka zgjatur 5 orë....

Një grup protestuesish kanë tentuar te sulmojnë kryeministrinë, duke arritur që të prishin skelën e vendosur të dera kryesore si dhe duke thyer xhamat e godinës së qeverisë.
Policia është detyruar që të përdorë ujëndhe gaz lotsjellës për të ndaluar turmën e protestuesce e si pasojë 17 persona, përfshirë policë, gazetare e qytetarë, janë lënduar. Basha tha se zgjidhja e vetme për shqiptarër është rrezimi i qeverisë.
“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës”, tha Basha.
Ndërkaq, protestën, Kryeministri Rama e komentoi nga Vlora, në një aktivitet ku mblodhi qindra qytetarë.
“Për Protestuesit: Është faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! #Respekt”, tha Rama.
Takimi i radhes i njoftuar nga kryedemokrati Basha, është dita e enjte.
LULJETA NDOKA
