Maqedoni
Kandidaturat presidenciale, partitë ende pa qëndrim të prerë
16.02.2019 18:13
Kanë kaluar disa ditë nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa partitë politike me theks në kampusin shqiptar....

Kanë kaluar disa ditë nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa partitë politike me theks në kampusin shqiptar, ende janë pa qëndrim të prerë sa i përket kandiaturave dhe mënyrës së paraqitjes në zgjedhje. Burime nga partia shqiptare në pushtet thonë se BDI vazhdon të mbështesë opcionin kandiat I pranueshëm për të dy etnitë më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit.
Nga BDI thonë se bisedimet do të vazhdojnë me LSDM-në, me takime mes dy liderëve politik. Komunikimin mes partive të bllokut qeveritarë për një kandidat të mundshëm për president, për TVM2 e konfirmuan edhe nga Besa e Afrim Gashit
“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për pjesmarrje në zgjedhjet presidenciale, dhe organet e partisë do të marrin vendimin më të duhur për strukturat tona. Kryetari i partisë Afrim Gashi është në komunikim të vazhdueshëm me organet e partisë, strukturat tjera partiake por edhe me Kryeministrin e vendit, dhe në moment kur do të kemi vendim të përbashkët do ta bëjmë të ditur për opinionin", tha Orhan Murtezani, zëdhënës Lëvizjes Besa të Afrim Gashit.
Nga Besa e Kasamit thonë që opozita shqiptare përvec komunikimit me strukturat brenda partiake, vazhdon të komunikojë edhe me Aleancën për Shqiptarët rreth mundësisë për gjetjen e një kaniddati të përbashkët shqiptar të opozitës.
“Brenda Lëvizjes Besa është duke u zhvilluar një komunikim I strukturave në lidhje me analizën e disa kandidaturave serioze partiake të Lëvizjes Besa, ndërsa qëndrimi zyrtarë do të bëhet I ditur në ditët në vazhdim. Komunikim kemi me partinë tjetër opozitare ASH, dhe ky komunikim do të vazhdojë këtyre ditëve dhe shpresojmë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët për një kandidat shqiptarë, ku do të kenë mundësi që shqiptarët të votojnë për shqiptarët”, tha Abdush Demiri, zëdhënës i Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.
Nga Aleanca për shqiptarët për TVM2 thonë se tani për tani përveq qëndrimit të cilin e kanë bërrë të ditur pas mbledhjes së Këshillit Qendror nuk ka asnjë zhvillim të ri I cili do të ishte në interes të opinionit publik. Në bllokun politik maqedonas VMRO-DPMNE vazhdon me përzgjedhjen e kandidatit për president nga kandidaturat e paraqitura në konkursin e shpallur, ndërsa LSDM vazhdon konsultimet me partnered e saj të koalicionit dhe me subjektet e tjera politike për një kandidat të përbashkët për president të shtetit.
FITIM KRYEZIU
