Botë

Francë, protestat e jelekverdhëve, bie numri i protestuesve

16.02.2019 18:59

Një protestues tha se protestat e jelekverdhëve në Francë janë pjesë e një lëvizjeje që ka për qëllim përmirësimin...

Një protestues tha se protestat e jelekverdhëve në Francë janë pjesë e një lëvizjeje që ka për qëllim përmirësimin e jetës së të gjithëve në vend, duke i mbrojtur ata që morën pjesë në protestat e përjavshme, të cilat kanë hyrë në javën e 14.
 
Sipas një ankete të bërë gjatë kësaj jave, mbështetja e popullit për këto protesta ka rënë. Vala e protestave kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së taksës për naftën, ndërsa më pas protestuesit shtuan kërkesat, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë dëshirojnë që protestat e dhunshme të marrin fund. Sidoqoftë, protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen.
 
“E kuptoj që disa njerëz janë lodhur nga protestat, por ne nuk po e bëjmë këtë vetëm për vete”, tha një protestuese e papunësuar. Sipas shifrave të qeverisë, numri i protestuesve ka rënë nga 300 mijë në nëntor në rreth 50 mijë gjatë fundjavës së kaluar. Numri më i madh i protestuesve gjatë ditës së sotme janë mbledhur në Paris, Bordo dhe Strasburg.