Botë

Kosovë, shënohet 11 vjetori i pavarësisë, nisin festimet

17.02.2019 12:12

Kosova me një varg manifestimesh shënon 11 vjetorin e pavarësisë....

Ndër manifestimet e para është nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i qeverisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës. 
 
E gjithë kjo është bërë nën mbikqyrjen e Gardës së FSK-së. Në Prishtinë, Deklarata u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, para Ministrisë së Kulturës. Ajo do të ekspozohet edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe në Gjakovë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para 11 viteve ishte akti historik më sublim, që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë arritje kanë merita të gjithë qytetarët.I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë”, shkruan Hashim Thaçi në Facebook. 
 
Në mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësia jeton te të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili prej tyre e ka të kultivuar në këto 11 vite. Ndërkohë, për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK-ja parakalon për herë të parë si ushtri e Kosovës e cila ushtri u formua vitin e kaluar, më 14 dhjetor.