Botë

Shqipëri, protesta e opozitës, 37 persona merren në polici

17.02.2019 12:49

Policia e Tiranës në Shqipëri ka shoqëruar 37 persona lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme të thirrur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë....

Mes tyre është dhe ish-kreu i policisë bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Shoqërimi i tyre është bërë pas kqyrjes së pamjeve të filmuara nga policia gjatë protestës. Deputetë të Partisë Demokratike hynë me forcë mbrëmë  në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie. 
 
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues. Opozita akuzoi Ramën dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.