Maqedoni
Ligji për tregjet, tregtarët: Punojmë sipas ligjit të vjetër
17.02.2019 14:56
Pas pezullimit të ligjit të ri për tregjet për një vit, tregtarët vazhdojnë të punojnë me ligjin e vjetër....

Ata shprehin paknaqësinë e tyre per ligjin e miratuar në 2018-ën, sepse I njejti parashihte licencimin e tezgave për 60 euro dhe 40 euro shtesë për të shitur në tezgë tjeter.
"Ligji do të ndryshohet dhe të presim çfar do të vendosin, ne i kemi ato kushtet tona që do ti kërkojmë. Ka shumë kushte, kushti më i rëndësishëm është se duhet të rregullohet i gjithë ky vend"...
"Kushtet tona janë katastrofale. Këta dojnë që ne të kemi licenca. Cfar më duhet mua licenca kur nuk kemi buk me hanger. Mendojmë se do të bëhet më mirë", thanë tregtarët
Kryetarit i Odës së Tregtarëve Ekrem Dolek, thotë se nuk ka nevojë të ketë ndryshim të ligjit përveç pikave ligjore ku pensionistëve dhe personave që marrin ndihmë sociale u ndalohet të shesin .
"Sipas mendimit tim nuk ka nevojë të ketë ndryshim të ligjit por eventualisht në ato pika ligjore ku ju ndalohet pensionistëve edhe atyre personave që marrin ndihmë sociale. Sa e di unë, aty ka ngecur e gjithë procedura, mirpo ato pika nuk janë kërkesë e jona si Odë e Tregtarëve, ne nuk kemi problem as me ata që marrin pensione as me ata që marrin ndihmë sociale", Ekrem Dolekekrem Dolek, kryetar i Odës së Tregtarëve.
Dolek shton se 4 shtyllat për të cilat Oda e Tregtarëve ka bërë kërkesë qysh para 15 vitesh, nuk duhet të ndryshohen. Sipas tij deri në përmbylljen e problemit që kanë pazarxhinjtë do të vazhdojnë të punojnë pa status të zgjdhur, duke shtuar se me këto probleme ballafaqohen edhe tregjet tjera në Maqedoni, megjithatë është optimist për një zgjidhje përfundimtare të statusit të tregtarëve.
SEDAT SELIMI
