Maqedoni

Besa e Kasamit uron Kosovën

17.02.2019 15:20

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008....

"Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm sakrificash dhe derdhje lotësh e gjaku për të arritur idealin historik, pavarsinë e Kosovës. Sot Kosova gëzon pavarsinë e saj, e cila është mbështetur dhe njohur nga shumë vende të botës. Mundi dhe sakrifica ka qenë shumë e madhe, madje dikush ka sakrifikuar edhe jetën që sot Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
 
Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes BESA më lejoni të uroj 11 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, qoftë gjithmonë e fortë dhe stabile. Data të tilla janë të ngulitura në zemrat tona, duke i përkujtuar si data që ndërtuan historinë tonë të lavdishme kombëtare.
 
Urime pavarsinë Kosovë!", thuhet në urimin Lëvizjes BESA.