Maqedoni

Ratifikimi i Protokollit nga anëtaret e NATO-s, Ramadani: Rusia nuk mund ta pengojë

17.02.2019 16:05

Rusia nuk mund të pengojë ratifikimin e protokollit për antarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike...

Rusia nuk mund të pengojë ratifikimin e protokollit për antarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike, sepse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg do ti sugjeroj shteteve anëtare të NATO-s, që këtë procedur të përshpejtojnë, thotë kryetari i këshillit veriatlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani.
 
“Do të marrim pjesë në  te  gjitha takimet e rëndësishme përveç, sipas informatave të mia nuk mund të marrim me këtë status në Këshillin NATO-Rusi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stolterngeg do ta përdor autoritetin e tij  që ti sugjeroj shteteve anëtare të NATO-s,që këtë procedur të përshpejtojnë dhe besojë se nuk do të ketë ndonjë penges të natyrës politike të shteteve anëtare të NATO-s që ta pengojnë ratifikimin e protokollit.Jam i sigurt se politika e jashtme Ruse nuk mund të ndikojë në këtë drejtim. Është një e vërtet se Maqedonia anëtarësimin në klubin e shtetëve të NATO-s e ka rreth 1milion dhe 200 mijë euro në vit", tha Ramadani për TVM2.