Maqedoni

Fatkeqësia në fshatin Llaskarcë, zjarrëfikësve u nevoitet kuadër dhe paisje

17.02.2019 16:57

Shërbimet e zjarrëfikësve kanë nevojë për kuadër dhe paisje shtesë thekson zjarrëfikësi Martin Bozhinovski....

Shërbimet e zjarrëfikësve kanë nevojë për kuadër dhe paisje shtesë thekson zjarrëfikësi Martin Bozhinovski, 31 vjecari nga Shkupi i cili ka qenë i pari që ka nderzur lambën në mesin e zëravë qe kanë kërkuar ndihmë në fatkeqësinë e autobusit që ndodhi në fshatin Llaskarcë. 
 
"Nevoitet kuadër i ri ,numër më i madh i njerëzve, na mungojnë më shumë paisje. Thjeshtë  tani e pamë se sa jemi të vogjël kur bëhet fjalë për intervenim më të madh teknik, se 10 ose 15 persona nuk kanë asnjë domethënie kur ke 55 persona të lënduar, por ne gjithmonë e japim maksimumin për sigurinë e tyre. Nga trajnimet e shumta mjeksore që kemi bërë ktu dhe jasht vendit, na ndihmoi të bëjmë rradhitjen e të lënduarve në bazë të gjendjes së tyre nëse kishin lëndime më të lehta apo të rënda. Kjo na ndihmoi të dim se kujt ti japim përparësi", tha Martin Bozhinovski, zjarrëfikës.
 
I pari në mesin e më shumë kolegëve nga Shkupi e Tetova,ka dhënë maksimumin për të shpëtuar jetë natën e 13 shkurtit.Ai sqaroi se në karierën e tij kjo ka qenë ndërhyrja me e tmerrshme, ku ka pasur më shumë viktima dhe të lënduar në një vend, pas vërshimeve në fshatin Stajkovcë dhe intervenimeve të tjera si zjarrëfikës. Në këtë fatkeqësi ndihmë të jashtëzakonshme kanë dhënë edhe banorët e Llaskarcës. Të mobilizuar ishin edhe mjekët dhe të gjithë që ndodhën në vendin e tragjedisë duke u munduar të shpëtojnë jetë. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI