Maqedoni
Konferenca e sigurisë në Mynhin, Zaev: Ju flasim për Ballkanin e shek. 21
17.02.2019 17:13
Ballkani po bëhet vend i ri shprese, ndërsa Evropa dhe Ballkani po bëhen një....

Ballkani po bëhet vend i ri shprese, ndërsa Evropa dhe Ballkani po bëhen një, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit për stabilitet dhe siguri “Evald fon Klajst”. “Unë dhe Cipras duam t’ju flasim për Ballkanin e shekullit 21", tha ai duke e përkufizuar me tre fjalë suksesin në arritjen e Marrëveshjes së Prespës.
“Shpresë, Dilaog dhe Unitet. Kisha dhe kam shpresë që të fitojmë regjimin, shpresë që të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura me fqinjët dhe shpresë që të bëhemi vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Kur të gjithë më thonin se nuk është e mundur, kisha shpresë për zgjidhje dhe të ardhme më të mirë. Dialog. Kur të gjithë flisnin për vija të kuqe, unë dhe Aleksi vendosëm të tejkalojmë vijat e kuqe të cilat mund të na groposnin nëpër hendeqe. U kthyem drejt komunikimit të sinqertë pa agjenda të fshehta”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.
Zaev e Cipras, çmimin ia dedikuan gjeneratave të reja të Ballkanit që të vazhdojnë bashkëpunimin në interes të paqës dhe sigurisë.
Tejkalimi i kontestit me Greqinë dhe hapërimi drejt NATO-s, u përshëndet edhe nga ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden. Në takimin me delagacionin qeveritar, ish-zëvendës presidenti amerikan Bajden uroi marrjen e statusit vend i ftuar në NATO, dhe shprehu gadishmërinë që të mbështesë ratifikimin e Protokollit në Kongresin Amerikan dhe të inkurajojë përfaqësuesit e parlamenteve të shteteve të tjera anëtare të NATO-s, që këtë ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Ish-zëvendës presidenti amerikan Bajden theksoi se suksesi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është sukses i politikave të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, dhe i gëzohet ditës kur do të përfundojë ratifikimi i Protokollit dhe Maqedonia e Veriut do të bëhet parner i barabartë sipas rëndësisë me aleatët e tjerë në NATO.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan dhe afirmuan perspektivat e ardhëshme të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në çështjet e politikave të përbashkëta të sigurisë.
SHPËTIM NUREDINI
