Botë

Kosov, shënohet 11 vjetori i pavarisë së Kosovës

17.02.2019 17:37

Kosova feston 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj.....

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës së Pavarësisë, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan nëpër sheshin “Nëna Terezë” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”. Me këtë rast Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova ka një ushtri profesionale me të cilën krenohet dhe e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.
 
"Para nesh qytetarë të dashur sot kemi një ushtri profesionale,multietnike, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë dhe botë , e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. E mirpresim ditën kur ushtarët e Kosovës së bashku me ata të rajonit do të shërbejnë për të ndërtuar paqe në çdo këd të planetit. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejt, legjitim dhe mesazh historik", tha Hashim Thaçi-Kryetar i Kosovës.
 
Sipas tij, këtë vit duhet të miret një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e Kosovës, duke arritur marrëveshje të përhershme dhe paqësore me Serbinë, jo për të harruar të kaluarën por për të mos lejuar të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara. Domosdoshmërinë e marrëveshjes me Sërbine theksoi edhe Kryeminitri Ramush Haradinaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë kontribuar për Ballkanin por edhe janë popull që kanë paguar çmim në të gjitha proceset, por edhe sot janë kontribuues të paqes.
 
"Gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë, dhe do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur të quajtur obligative dhe ligjore për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues dhe po ashtu jemi të interesuar në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE", tha Ramush Haradinaj-Kreminsitër i Kosovës.
 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, kanë për detyrë ta ruajnë Republikën e Kosovës dhe ta bëjmë vend të begatë për të gjithë qytetarët.
 
"Ne e dimë të kaluarën tonë. Nuk e harrojmë atë. Por, as nuk do të lejojmë të mbetemi vetë peng i saj, e as të na mbajë dikush peng. Ne duam të ardhmen, zhvillimin, mirëqenien, integrimin në BE, NATO, OKB, fuqizimin e partneritetit me miqtë tanë, veçanërisht me ata që na u gjenden pranë dhe na rrinë afër në çdo sfidë. Duam edhe ndërtim urash komunikimi me ata që nuk na duan, ose kanë gjykim të gabuar për ne.Por, mbi të gjitha, duam trajtim të dinjitetshëm dhe respekt për ne, si vend europian dhe perëndimor", tha Kadri Veseli-Kryeparlamentar i Kosovës.
 
Shënimin e 11 vjetorit të pavarsisë së shtetit të Kosovës e kanë karakterizuar. aktivitete të shumta.Me këtë rast presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, kanë bërë homazhe te shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz. Për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deklarata që e shpalli të pavarur Kosovën u nis nga Kuvendi i Kosovës, për në shtatë qendrat kryesore të Kosovës. Edhe personalitete të larta ndërkombëtare dhe liderët e Partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,  urojnë 11 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI