Maqedoni
LSDM: Siljanoska, dorë e zgjatur e Mickoskit. S’fiton
17.02.2019 17:56
Lidhja Social Demokrate e Maqeonisë ka komentuar zgjedhjen e kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së...

Lidhja Social Demokrate e Maqeonisë ka komentuar zgjedhjen e kandidatit presidencial të VMRO DPMNE-së, thjesht, zyrtarizim i kandidatit të Mickovskit dhe Gruevskit. Fakti që profesoresha Gordana Siljanovska, në fjalimin e saj pas zgjedhjes si kandidat presidencial i VMRO DPMNE-së nuk u distancua nga qeverisja kriminale e Gruevskit dhe qasja frenuese e procesit eurointgerues nga kreu aktual i VMRO-së, dëshmon se Siljanoska do të ndjek mënyrën e veprimit të presidentit Ivanov, konsideron LSDM.
“E dimë që qytetarët nuk duan dhe nuk do të lejojnë një Gjorge Ivanov të ri, i dëgjueshëm i liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Gordana Siljanovska, dje në konventë, mundej që të distancohet nga politikat kriminale të Nikolla Gruevskit, nga aktivitetet destruktive të Hristijan Mickovskit, në raport me përparimin e Maqedonisë së Veriut, mund të distancohej dhe të dënojë gjuhën e urrejtjes nga koleget e saj që i dhanë mbështetje, por për fat të keq këtë nuk e bëri”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së
Sipas LSDM-së, profesoresha Siljanovska është dorë e zgjatur e kreut aktual të VMRO-së dhe destruktive për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, LSDM konsideron se VMRO do të humb zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.
SHPËTIM NUREDINI
