Maqedoni
Universiteti Shtetëror i Tetovës kujton 24 vjetorin e ligjeratave të para
17.02.2019 18:19
Universiteti i Tetovës ka kujtuar 24 vjetorin e ligjërates së para me disa aktivitete....

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës fillimisht kanë bërë homazhe pranë bustit të dëshmorit të arsimit Abdylselam Emini, e më pas edhe tek varri i rektorit të parë tashmë i ndjeri Fadil Sulejmani. Ata vizituan edhe mejtepin e fshatit Poroj ku u mbajtën ligjëratat e para më 17 shkurt të vitit 1995. Prorektori i UT-së, Arbër Çeliku, theksoi se kjo datë është shumë e rëndësishme për mbarë shqiptarët sepse përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së shtetit të Kosovës.
"Si popullatë shqiptare në këto treva kemi fatin, të shënojmë dy ngjarje të rëndësishme. E para është 17 shkurti i fillimit të ligjëratave të para në vitin 1995 që shënon një kthesë tek popullata shqiptare në Maqedoni. Universiteti i Tetovës më pas e dëshmoi me punën e tij sepse kemi krijuar 24 vjet Universitet, kemi dhënë kuadro këtij shteti, të cilët i udhëheqin proceset në këtë shtet. E dyta është se më 17 shkurt të vitit 2008, në ballkan u krijua shteti I dytë në Ballkan që do të ndikojë në relaksimin e situatave të përgjithshme, politikike, shoqërore dhe ekonimike", tha Arbër Çeliki, Prorektor UT.
Mbajtja e ligjëratave të para ishte me përplot sfida sepse fshati dhe objekti ku do të mbaheshin ligjëratat e para ishte I rretheuar me forca policore. Kështu thekson njëri nga studentët e parë, tashmë profesor doktor Jusuf Zendeli, nga fshati Poroj.“
"Pas aktit të themelimit të Universitetit, mbajtja e ligjëratave të para nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një proces shumë i vështirë, i përcjellur me shumë sfida, por falë banorëve të Reçicës, Porojit dhe gjithë shqiptarëve gjithandej që sakrifikuan gjithçka, studentët e parë, profesorët e parë, sidomos nga Universiteti i Prishtinës dhe u arrit të mbahen ligjëratat e para.Kjo ishte një dëshmi se shqiptarët e duan arsimin, shkollimin dhe natyrisht kjo mundësoi që pas disa viteve ky institucion të zyrtarizohet", tha Jusuf Zendeli, student i UT ne ligjeraten e pare te vitit 1995.
Perndryshe, keto aktivitet nga UT janë bëre tradit, pasi kujtohen të gjithë ata njerez që nuk kursyen as jetën e tyre për UT dhe për arsimin shqip.
VISAR SADIKI
