Presidencialet, Ahmeti realizon takim me Zaevin

18.02.2019 10:44

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev mbajnë sot një takim.....

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev mbajnë sot një takim në Klubin e Deputetëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 21 prillit dhe mundësinë për paraqitje me kandidat të përbashkët konsensual nga ana e shumicës.

Kjo është dakorduar në takimin e djeshëm të punës me Partitë e Koalicionit të udhëhequra nga LSDM-ja, që bashkërisht  të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që në raundin e parë.

Marrëveshje për kandidat të përbashkët për president,  është në interes të të gjithë qytetarëve  thonë nga LSDM, duke përkujtuar se është dakorduar të vazhdojnë konsultime të gjera në suaza të vetë partive, që janë pjesë e koalicionit, si dhe me  partitë e tjera opozitare shqiptare  për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët më adekuat për president të shtetit.