Çmimet e naftës rriten për 5%

18.02.2019 11:12

Javën e kaluar çmimet e naftës së pa përpunuar kanë arritur rritje rekorde....

Javën e kaluar çmimet e naftës së pa përpunuar kanë arritur rritje rekorde, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga viti i kaluar.

Kjo rritje vjen pasi anëtarët e OPEK-ut morën vendim që të ulen prodhimet e naftës, gjithashtu edhe Arabia Saudite ka paralajmëriar prodhim të reduktuar.

Në Londër çmimi për barel ka arritur në 66,25 dollarë apo ka shënuar rritje për 6.8%, derisa në tregun amerikan kjo cifër ka arritur në 55,60 dollarë për barel apo rritje për 5.5%.