MASH

Memorandum për bashkëpunim

23.08.2014 18:45

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Korpusi paqesor do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim……….

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi në takimin me përfaqësues të Korpusit paqesor, të cilët në Maqedoni janë të kyçur në mësimin e gjuhës angleze, zhvillimin e dialogut mes bashkësive dhe promovimin e shtetit.

Siç kumtoi Ministria, në takim Ademi ka informuar për prioritetet në arsim dhe për rëndësinë e arsimit në proceset shoqërore, ndërsa e ka përshëndetur edhe aktivitetin vullnetar të përfaqësuesve të Korpusit paqesor në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Korpusit paqësor kanë informuar për aktivitetet e tyre vijuese dhe të planifikuara. Konfirmuan se për tre javë 47 vullnetarë të rinj do të arrijnë në Maqedoni dhe do të fillojnë me trajnimin e tyre dhe njoftimin për sepcifikat e vendit.

Prej tyre 27 do të kyçen në arsim, në kurse për mësim të gjuhës angleze, si dhe në trajnimin e mësuesve. Ministri Ademi mori ftesë që të jetë nikoqir i vullnetarëve të rinj dhe të marrë pjesë në dhënien e betimit para ambasadorit të SHBA-së, më 28 nëntor.