Vazhdojnë protestat kundër presidentit, Haiti në kaos, 7 të vdekur që nga nisja e protestave

18.02.2019 11:26

Tensioni në Haiti mbetet i lartë...

Tensioni në Haiti  mbetet i lartë, teksa në ishullin e Karaibeve vazhdojnë në të 9 ditë  protestat  kundër presidentit Moise Jovenel. Përleshjet kanë shkaktuar tashmë 7 të vdekur.

Protestuesit, bllokuan rrugët duke paralizuar transportin në kryeqytet. Kryeqyteti Port-au-Prince ka qenë skenë e dhunës së rëndë, i dyti vjetori i ardhjes në pushtet të Presidentit. Disa të tjerë u plagosën, por spitalet, ku barnat e pakta dhe pajisjet mungojnë, janë të braktisur për shkak se pacientët, të tmerruar, kanë preferuar të fshihen  në shtëpitë e tyre, për të shmangur daljet në rrugë.

Skenari është ai i një lufte civile. Protestuesit janë jashtë kontrollit: ata kanë marrë në shënjestër pompat e benzinës, pikat e karburantit dhe ujësjellësit. Është një kaos dhe emergjencë e vërtetë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos shkojnë në Haiti. Të paktën 100 turistë kanadezë kanë arritur të largohen gjatë një pushimi të shkurtër nga luftimet, por shumë punonjës të huaj dhe punëtorë janë të bllokuar. Kryeministri Jean-Henry Ceant thirrje për qetësi dhe premtimin për të luftuar korrupsionin.