Kashmir, sulm i armatosur, vriten 4 ushtarë

18.02.2019 12:41

Nuk kanë të ndalur sulmet në Kashmir....

Nuk kanë të ndalur sulmet në Kashmir. Katër ushtarë indianë raportohet se janë vrarë në një betejë me militantët. Përplasja ndodhi në rrethin e Pulvamas, ku më shumë se 40 ushtarë indianë u vranë në një sulm vetëvrasës të enjten.

Pakistani ka thirrur për konsultime ambasadorin e tij nga Nju Delhi, pas rritjes së tensioneve në mes të dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore, ka njoftuar Zyra e Jashtme e Islamabadit më 18 shkurt.

Ky sulm ka ngritur tensionet në mes të dyja shteteve, derisa Nju Delhi ka kërkuar që Pakistani “të ndalojë mbështetjen ndaj terroristëve dhe grupeve terroriste”, që shfrytëzojnë Pakistanin si bazë, dhe ka kërkuar që po këto grupe “të shkatërrojnë infrastrukturën në të cilën kanë operuar për të nisur sulme në shtetet tjera”.