Derivatet e naftës me çmime të reja, rritet benzina, nafta me çmim të pandryshuar

18.02.2019 14:43

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se prej sonte do të rritet çmimi i lëndëve djegëse....

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se prej sonte do të rritet çmimi i lëndëve djegëse. Në përputhje me metodologjinë e KRE-së, sonte nga mesnata çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten përafërsisht për 1%.

Benzina tani do të kushtojë për 0,5 denarë më shtrenjtë, derisa nafta ngelet e pandryshuar. EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 0,5 denarë, gjegjësisht 1 denarë, dhe një litër do të kushtojë 62.50 denarë, gjegjësisht 64,50 denarë.

Çmimet e EURODIZELIT do të ngelin të pandryshuara dhe do të vazhdojë një litër naftë të kushtojë 60 denarë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë për dy javë.