Botë

Kurdët e Sirisë, apel për ndihmën e BE-së

18.02.2019 19:36

Kurdët e Sirisë iu bën thirrje evropianëve të mos i lënë ata, kur grupi militant “Shteti Islamik” të jetë i mundur....

Kurdët, që luftojnë kundër grupit militant IS, konsiderohen si terroristë nga ana e Turqisë.
 
Zëdhënësi i kurdëve të Sirisë, Aldar Halil, i tha agjencisë AFP se evropianët duhet të ndihmojnë në krijimin e forcave ndërkombëtare në verilindje të Sirisë. “Vendet evropiane kanë përgjegjësi politike dhe morale dhe nëse nuk i përmbahen, do të na zhgënjejnë”,- ka thënë ai. Zëdhënësi kurd i bëri thirrje Francës, si dhe vendeve tjera të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të angazhohen për krijimin e forcave ndërkombëtare në Siri, pas tërheqjes së trupave amerikane. 
 
Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.