UKRAINË-RUSI

Kiev:Merkel kërkon armëpushin në Ukrainë

23.08.2014 18:57

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga të gjitha palët e involvuara në armiqësi në pjesën lindore të Ukrainës, që të pajtohen për armëpushim...

Këtë kërkesë ajo e ka bërë sot gjat vizitës në Kiev, me ç’rast është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Merkel tha se paqja është e mundshme “nëse të dy palët” angazhohen.  Presidenti Poroshenko tha se Ukraina nuk do ta sakrifikoj sovranitetin e saj për paqe.

Kancelarja Merkel theksoi se Gjermania e mbështet “integritetin territorial” të Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e ka aneksuar në muajin mars të këtij viti. Merkel tha se Gjermania do ta ndihmoj Ukrainën me 500 milionë euro për rindërtim të territorieve në pjesën lindore, të shkatërruara nga lufta.