Botë
Lituania: BE të jetë më e ashpër me Rusinë
18.02.2019 19:58
Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë..

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saja destabliziuese në Ukrainë, janë “ndonjëherë shumë pak, ndonjëherë shumë vonë”. Linkevicius ka deklaruar se BE-ja do të jetë më efektive nëse i ndërmerr masat ndaj Rusisë, menjëherë dhe fuqishëm.
BE-ja ka vënë sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të mbështetjes së saj për militantët gjatë konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 njerëz në Ukrainën lindore që nga prilli i vitit 2014. Disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Lituaninë, kërkuan që të miratojnë sanksione të reja pas incidentit pranë ngushticës Kerç, por burimet e Radios Evropa e Lirë, në atë kohë thanë se Franca, Gjermania dhe Italia ishin kundër një lëvizjeje të tillë.
