Aksident në Dobrosh, një i vdekur, një e lënduar
Aksident i rëndë me një të vdekur në Tetovë...

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë. Aksidenti ndodhi kur një traktor u përplas me një veturë Golf 4. Drejtuesi i traktorit mori lëndime të rënda dhe humbi jetën me pas ne spitalin e Tetovës. eshe shoferja e Golfit, mori lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Klinikën e Shkupit.
Përveç viktimës dhe të lënduarës, në vendin e ngjarjes është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar pranë vendit të aksidentit. Policia dhe Prokurori Publik po kryejnë hetime në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.më shumë hollësi, policia ka paralajmëruar gjatë ditës së nesërme.
