Titanik 2, fjala përfundimtare e Thaçit dhe Mijallkovit

19.02.2019 09:31

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik 2”....

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot është caktuar seancë e re për rastin “Titanik 2”, në të cilën të akzuarit Mendu Thaçi dhe Sasho Mijallkov do të paraqesin fjalët përfundimtare.

Në lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik 2” përpos linderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish-shefit të Policisë Sekrete,  Sasho Mijallkov  janë të akzuar edhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor,  Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, AnetaStefanovska  dhe  Vllatko  Sajkovski.

Të gjithë të akuzuarit përveç Sasho Mijallkov, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.