Policia zbulon një grup kriminel, trafikonin armë, arrestohen 9 persona
Policia ka zbuluar një grup kriminal që merrej me tregtinë e armëve....

Policia ka zbuluar një grup kriminal që merrej me tregtinë e armëve dhe pas bastisjes ka arrestuar 9 persona nga Kumanova, Shkupi dhe Tetova
Tek ata janë gjetur pushkë automatike dhe të gjuetisë, 16 pistoleta, municion me kalibër të ndryshëm, telefona celularë dhe SIM kartela. Pistoletat i kanë shitur me çmim prej 250 deri në 400 euro. Prokuroria Themelore Publike , për shkak të ekzistimit të dyshimit, ka marrë vendim për zbatim të procedurës hetuese kundër nëntë personave për veprën e kryer penale – Përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie spërkatëse nga neni 396 nga Kodi penal.
Të dyshuarit gjatë tetorit të vitit 2018 e kanë krijuar grupin kriminel, që në territorin e shtetit ka punuar ilegalisht, ka mbajtur, shitur dhe ndërmjetësuar në trafikimin me armë zjarri dhe municion në sasi të madhe.
Një pjesë e të dyshuarve nga një vend i panjohur deri më tani kanë furnizuar sasi të nevojshme të pistoletave për sinjalizim ndriçues dhe me zë. Arma e blerë në punëtori në pronësi të njërit nga të dyshuarit me përdorim të mjetit të përshtatshëm është përpunuar në mënyrë të paautorizuar në armë zjarri – pistoletë”, informojnë nga Prokuroria.
Prokurori kompetent publik në Prokurorinë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në gjykatën kompetente do të dorëzojë edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit.
