Aksident në Tetovë, një i vdekur dhe një i lënduar
19.02.2019 10:29
Në Dobrosh të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku....

Në Dobrosh të Tetovës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë një veturë dhe një traktor, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka përfunduar me lëndime të rënda në spital.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i veturës Golf 4, i cili, pas trajtimit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Tetovë, është dërguar në Spitalin e Shkupit për trajtim të mëtutjeshëm.
