Seanca të reja të tre komisioneve kuvendore në Maqedoni

19.02.2019 11:03

Në Kuvend sot do të zhvillohen komisionet për politikë të jashtme...

Në Kuvend sot do të zhvillohen komisionet për politikë të jashtme, për sisteme politike dhe marrëdhënieve në mes bashkësive dhe komisioni legjislativ.

Në rendin e ditës të komisionit për politikë të jashtme është propozim ligji për ratifikimit të marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në fushat e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediat, rini dhe sport.

Anëtarët e Komisionit për sisteme politike dhe marrëdhënieve në mes bashkësive do të debatojnë për propozim ligjin për ekzekutimin e sanksioneve në leximin e dytë.

Anëtarët e Komisionit legjislativ do të debatojnë për propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për shërbim në ushtrinë e Maqedonisë, për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative, të dyja me procedurë të shkurtuar.