Rumani, 135 të nga virusi i gripit A

19.02.2019 11:50

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Rumani...

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Rumani si pasojë e virusit të gripit A duke bërë që numri i të vdekurve të arrijë në 135.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Qendra Kombëtare për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik,

viktimat më të fundit ishin dy gra, prej të cilave një 26-vjeçare në qarkun Giurgiu dhe një 50-vjeçare në qarkun e Sibiut, si dhe dy burra, mes të cilëve një 87-vjeçar në qarkun e Muresit dhe një 50-vjeçar nga Braila, të gjithë të konfirmuar se kishin pasur virusin e gripit të tipit A.

“Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar kundër gripit’’, theksuan autoritetet.