FORMULA 1

Dominimi për Mercedesin, pol pozita për Rosbergun

23.08.2014 20:48

Ajo që u paralajmërua gjatë ditës së djeshme, në provat jozyrtare, u vërtetua edhe sot, në kualifikimet në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës..

Kolegët nga rradhët e Mercedesit, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton, për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren e dyfishtë sa I përket skuadrës së tyre, në kualifikimet e sotme në shtegun “Spa”.

Ajo që ndodhi kryesisht gjatë të gjithë sezonit, u përsërit edhe në provat zyrtare të Belgjikës, me ç`rast dy ngasësit e ekipit gjerman, mes vete vendosën për pol pozitën e re. Në fund, gjermani Rosberg ishte më I shpejtë, duke regjistruar kohë prej 2 minuta, pesë sekonda e 591 të qintat, për pol pozitë të katërt në seri, gjithsej të shtatën sivjet.

Kolegu I tij nga rradhët e Mercedesit, Lewis Hamilton, kishte ngecje prej 228 të qintat dhe nesër do të niset menjëherë pas gjermanit. Nga ana tjetër, asnjë ngasës tjetër, nuk kishte ngecje më të vogël se dy sekonda ndaj rezultatit më të mirë, fakt tjetër që flet për dominimin e padiskutueshëm të Mercedesit.

Në fund, kampioni aktual Sebastian Vettel u mjaftua me rezultatin e tretë, ndërsa ish kampioni Fernando Alonso me pozitën e katërt. Në dhjetë vendet e para, u gjetën edhe Ricciardo, Bottas, Magnussen, Raikkonen, Massa dhe Button. Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës, në shtegun “Spa”, në program është nesër, me fillim në orën 14.00. (Mustafa Ademi, TVM2)