Aksidenti në Dobrosh, MPB del me detajet

19.02.2019 13:38

MPB doli me detaje sot rreth aksidentit pasditen e djeshme në rrugën rajonale....

MPB doli me detaje sot rreth aksidentit pasditen e djeshme në rrugën rajonale Tetovë - Jazhincë, ku humbi jetën një person.

Nga MPB njoftojnë se dje në orën 17:40, në rrugën rajonale  Tetovë - Jazhincë ka ndodhur një aksident në mes veturës të markës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga A. D. (59) nga fshati Nerasht dhe një traktori (IMT 539) pa targa të regjistruara, e drejtuar nga A. B. (50) nga fshati Dobrosht.

Është goditur edhe një veturë e parkuar “Volkswagen Golf”, pronë e B. E. (36), nga fshati Dobrosht.

“Në aksident lëndime kanë marrë dy shoferët dhe bashkudhëtarja në makinën “Volkswagen Golf” të drejtuar nga A. D.. Me vetura të tjera ato janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e shoferit të traktorit. Ndërsa tek A. D. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe me makinën e ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup. A. D. pas marrjes së ndihmës mjekësore është lëshuar për mjekim shtëpiak”,- thonë nga MPB.