Botë

Politikat lidhur me BREX-itin, paralajmërohen largime të tjera te laburistët

19.02.2019 13:53

Laburistët në Britani mund të mbeten edhe me më pak deputetë pas paralajmërimeve se të tjerë ligjdhënës...

Laburistët në Britani mund të mbeten edhe me më pak deputetë pas paralajmërimeve se të tjerë ligjdhënës mund t’ju bashkohen 7 deputetëve që të hënën u larguan nga partia e tyre dhe do të veprojnë si të pavarur.

Laburistët nuk e fshehën pakënaqësinë me udhëheqjen e kësaj force politike gjatë një seance të tensionuar në Parlament.

Edhe dy ligjvënës konservatorë po mendojnë t’i bashkohen grupit të pavarur të ish-laburistëve në Asamble. Edhe mes konservatorëve ka një grup të pakënaqurish me politikat e ndjekura prej qeverisë në lidhje me BREX-itin.

Laburistët e larguar nuk po planifikojnë krijimin e një partie të re politike, por i kanë nxitur laburistët e tjerë e i kanë bërë thirrje dhe anëtarëve të partive të ndryshme që t’iu bashkohen, me qëllim ndërtimin e atyre që i quajnë “politika të reja”.