Maqedoni

Memorandumi i parë mes RMV-së dhe Greqisë, çmimet roaming do të ulen në vlerat e BE-së

19.02.2019 14:47

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë nënshkruan sot memorandumin e parë dypalësh...

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë nënshkruan sot memorandumin e parë dypalësh, pas nënshkrimit të  Marrëveshjes së Prespës.

Përmes këtij memorandum parashihet që deri para sezonit turistik t’i ulin çmimet e roamingut, në vlerën e njëjtë sa është në Bashkimin Evropian.

Kjo parashihet me Memorandumin e nënshkruar sot ndërmjet ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, dhe ministrit për politikë digjitale, Tel komunikuese dhe e Mediave, Nikos Papas.

Me memorandumin parashihet: ulje dinamike të çmimeve të roamingut në të njëjtin nivel siç janë në Bashkimin Evropian para se të hyjë në fuqi principi “Roaming si në shtëpi”.

Për realizimin e këtij memorandumi, kompetente janë trupat rregullatorë kompetentë për komunikime elektronike.

Rregullatorët kanë afat jo më të gjatë se dy muaj, të njoftojnë për hapat konkretë që do t’i ndërmarrin edhe për ndryshimin e rregullores ligjore.

Sipas ministrit Mançevski, hapi radhës është edhe shfuqizim i tërësishëm i roamingut.

Ministri Papas tha se “Detyrë e qeverive është që ta bëjnë Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje për njerëzit, me rezultate të cilat e përmirësojnë jetën e njerëzve në të dyja anët”.

Është biseduar edhe për bashkëpunimin në transformimin digjital të sektorit publik.