Maqedoni
Projektet e financuara nga Ministria, vazhdojnë ankesat për projektet e miratuara
19.02.2019 16:39
Punonjësit e kulturës, nënshkruesit e nismës “Kultura është faqja e parë e çdo shoqërie”....

Punonjësit e kulturës, nënshkruesit e nismës “Kultura është faqja e parë e çdo shoqërie”, kërkojnë revizion transparent për projektet e financuar si dhe rishqyrtimin e projekteve të refuzuara në konkursin e fundit të Ministrisë së Kulturës, rritje të buxhetit në kulturë, si dhe finalizimin e Ligjit për interes publik në kulturë, në programin e Ministrisë së Kulturës. Ata kërkojnë takim urgjent me kryeministrin, Zoran Zaev, me këshilltaren e tij për kulturë, Cvetanka Laskova, ministrin, Asaf Ademi, si dhe me koordinatorin nacional, Robert Allagjozovskin.
“Programi i fundit vjetor tregon cilësinë jo vetëm të Ministrisë së Kulturës, por të të gjithë qeverisë”,- deklaroi Mirko Popov nga “PMG Recording”.
“Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet refuzimit dhe mbështetjes që dorëzuan dokumentacionin e plotë, programin e plotë dhe projektet me performancë të mirë që njihen në vend dhe jashtë”,-tha Biljana Tanurovska nga “Lokomotiva”.
“Ne kërkojmë futjen e kriterit "përgjegjësi". Përdorimi i këtij kriteri do të lejojë sanksionimin e punës së parregullt dhe shpenzimin e paqëllimtë të fondeve të alokuara”,- u shpreh Risimi Risimnkin nga “Tanc Fest”.
Nga Ministria e Kulturës thonë se komisionet po rishqyrtojnë fletëparaqitjet e refuzuara dhe në pajtim me Ligjin, subjekteve që kanë dorëzuar fletëparaqitje në konkurset vjetore, t’u jepet mundësia në afatin përkatës, të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për fletëparaqitjet të cilat kanë pasur mangësi formale.
Në Ministrinë e Kulturës në fazën e vonshme është procedura për përpilimin e ligjit të ri për realizimin e interesit publik në kulturë. Ministria pajtohet se normativa aktuale nuk i përmbush nevojat e kohës moderne. Propozim-teksti është ende i hapur për sugjerime nga të gjitha palët e prekura, sqarojnë nga Ministria për Kulturë.
REJHANE BUSHI METAJ
