Barazim për Shkëndijën, fitore për Shkupin dhe Vëllazërimin
Me derbin e xhiros mes ekipeve të Metalurgut dhe Shkëndisë, si dhe ndeshjen tjeter, ate mes Rabotniçkit dhe Siëksit, ka nisur xhiroja e katërt në ligën e parë futbollistike në vendin tonë.....

Kuqezinjet nga Tetova, me perforcime te medha gjate kesaj vere, as ne ndeshjen e dyte si mysafir nuk arriten te arkivojne fitore, tani duke u ndare ne barazim. Vendasit, avancuan me golin e Radeskit në minutën e 17-të, ndërsa ekipi i Roj Ferençinas, barazoi me penalltinë e Vruçinas, nëntë minuta më vonë.
Deri në fund të sfidës, rrjetat e dy portierëve pushuan, për nga një pikë për të dyja skuadrat.
Tri ndeshjet tjera do të luhen nesër, ndërkohë që sot, u zhvilluan të gjithë pesë sfidat e xhiros së tretë në ligën e dytë, ku Shkupi dhe Vëllazërimi vazhdojne dominimin e tyre te plote, duke korrur fitore te reja dhe duke mbetur me efekt të qinpërqind, para derbit te javes se ardhshme, ne te cilën do te takohen ne Çair.
Shkupi I trajnerit Zekirija Ramadani, triumfin e ri e vulosi me golat e Arifit dhe Stankovskit, ndërsa për Vëllazërimin, golashënues në fitoren e thellë ishin Kadriu, Asani, Dunimaglloski dhe Shabani.
Fitore, korri edhe ekipi i Gostivarit, që me 1-0 mundi Makedoninë, fal golit të vetëm nga Sylaj, ndërsa Drita, në cilësinë e mysafirit barazoi 1-1 kundër Mlladostit. Golin e vetëm për ekipin nga Xhepçishti, e regjistroi Alili nga penalltia. (Mustafa Ademi, TVM2)
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e parë – java e katërt
-------------------------------------------
Metalurgu – Shkëndija 1:1
Rabotniçki – Sileksi 0:0
------------------------------------------------
Nesër, 17.00
Renova – Pelisteri
Teteksi – Vardari
Horizont T. – Bregallnica
---------------------------------------------------------------
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK
Liga e dytë – java e tretë
------------------------------------------
Shkupi – Kozhuf 2:0
Vëllazërimi – Euromilk 4:0
Gostivari – Makedonia Gj.P. 1:0
Mladost – Drita 1:1
Skopje – Napredok 1:0