Maqedoni

Osmani niset drejt Brukselit, takime me Hahnin dhe Mogherinin

19.02.2019 17:32

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot udhëton për në Bruksel...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot udhëton për në Bruksel,  ku do të mbajë takime pune me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federika Mogherini, si dhe me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Hahn.
 
Osmani do të mbajë brifing me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), do të merr pjesë edhe në brifingun më me ndikim think-tank, Qendër për Politikë Evropiane (EPC) në temë: “Maqedonia e Veriut në rrugë drejt BE-së: “Home run” në negociatat për aderim?”.
 
Osmani do të marrë pjesë edhe në Konferencë në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).
 
Nga Brukseli, Osmani do të udhëtojë drejt Vjenës, për  të marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që  mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.