MAQEDONI

Kanë nisur përgaditjet për fillimin e vitit shkollorë

24.08.2014 14:27

Vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, fillojnë edhe kokëçarjet e prindërve.

Shumica jetojnë me dilemën, si do ti mbulojnë me rrogën e gushtit, të gjitha shpenzimet për nevojat shtesë të shkollarëve të rinj, kur dihet se ende pa mbërritur mesi i muajit,  rroga po thuajse është e harxhuar tërësisht.    

Qytetarët thonë se ende pa përfunduar pushimet verore ,  i pret përgatitja e femijëve të tyre për fillim vitin e ri shkollor. 

“Du me fillu shkollën me rroba të reja”.

“Këtë dëshir e kanë të gjith fëmijët, Për atlete, nga buxheti familjarë duhen ndarë 2000 denarë, po aq edhe për xhinse dhe një pale tuta. Mos të flasim për brendet, sepse ato kushtojnë shumë më tepër. Le të mos harrojmë dhe uniformën shkollore e cila tash më është bërë obligative po thuaj se në çdo shkollë, dhe kushtojnë nga 600 deri 1200 denarë. Edhe pse librat per filloristët dhe shkollat e mesme janë falas, vetëm për pajisjet elementare shkollore nevojiten afro 5 mijë denarë apo një e katërta e rrogës mesatare ne vend. Nëse kësaj shume i shtohen edhe harxhimet e tjera në veshmbathje atëherë sigurisht që do të nevojiten më shumë para”.

“Po tash dulëm për fmijët, për klas të pare për të dytën kemi dalën me ble për shkoll fmive, jo skemi as social nuk kemi as asgjë nuk marim.  Shum dobët jemi rroba skemi hiq kurqysh”.

“Për qytetarët që jetojn në Maqedoni  çmimet janë të shtrejta se për mue janë normal se jetoj jasht vendit,dhe e shof se çmimet jan të shtrejta”

Edhe shitësit ankohen se viteve të fundit puna ka rënë shumë.

“Shumë dobët është njiher përnjiher. Skan pare njerzit dhe ashtu dalin  dikush merr e dikush jo dobët njiherpërnjiher pa rroga asgjë,çmimet janë reale si tjera vjet,ke qanta prej 300 den deri në 700 den mvaret nga kualiteti”.

Rroga mesatare e një muaji arrin në 20 mijë denarë , shtoji kësaj rroge edhe harxhimet plotësuese për të përgatitur fëmijët për vitin e ri shkollor, dhe familjeve që jetojnë me rrogë normale nuk ju del matematika e gushtit. Dhe ky është vetëm fillimi. Të mos harrojmë se po afrohet vjeshta, dhe me të edhe përgatitjet për dimer, blerja e drunjve për ngrohje, turshitë e të tjera. Ata që nuk kanë rroga por jetojnë me ndihma sociale, shpresojnë dikush tua fal rrobat apo cantat për fëmijët dhe ta kalojnë kështu edhe një vit shkollor. (Gyltene Sinani, TVM2)