Maqedoni

Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Bullgari

19.02.2019 18:48

Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë...

Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë, të paralajmëruar për më 20 shkurt.
 
Pas ratifikimit, Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.
 
Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me Zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zaharieva.