Botë
Turqia arreston 300 gylenistë
19.02.2019 19:24
Autoritetet në Turqi, kanë lëshuar urdhër-arreste të reja....

Autoritetet në Turqi, kanë lëshuar urdhër-arreste të reja, për 324 persona të dyshuar se kanë lidhje me imamin Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzojnë për organizimin e grusht-shtetit më 15 korrik 2016. Arrestimet u kryen në disa provinca, si dhe në rajonet më të gjera të Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit.
Më shumë se 760 njerëz u arrestuan vetëm javën e kaluar. Që nga grusht-shteti i dështuar i vitit 2016, 55.000 njerëz janë arrestuar në Turqi dhe 140.000 janë pezulluar nga puna ose janë shkarkuar.
Gulen, në vazhdimësi I ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë Turke.
