Fluks pacientësh pas kthimit nga pushimet
Urgjencat spitalore gjatë ditëve të fundit janë përballur me një fluks pacientësh të cilët kanë manifestuar komplikacione shëndtësore gastrointensinale, në vecanti personat të cilët janë kthyer nga pushimet ne bregdet.....

Rastet me akute janë diaretë dhe intoksikacioni nga ushqimet nga frekuentimi i fastfudeve si dhe për shkak të mos ruajtjes të higjienës personale dhe kolektive.
Kjo sipas Dr Sedat Lumanit ka rezultuar me një pasqyrë të rëndë klinike,dhe nëse bëni pjesë në këtë grup doemos drejtuar tek mjeku.
“Nëse ka temperturë mund të luftojmë kundër temepraturës jepen laktobacile të cilët stabiliyojnë florën e organiymit nëse kemi infeksione bakteriale jepen edhe antibiotic dhe jepen medikamente kundër vjelljes dhe terapia më krzesore është ajo dietalja” – tha dr. Sedat Lumani.
Përvec terapisë adekuate medikamentoze këta pacientë duhet të kenë regjim strikt të ushqimit dhe dietë të përcaktuar nga mjeku për tejkalimin e gjendjes viroze.
“Duhen të mirren ushqime të thata sic është buka e rreshkët, sic është orizi banana në sasi të vogla, caj prej nane, supa pa yndyrë dhe duhet cdoherë të përcillen me elektolite t cilat janë të domosdoshme” - tha dr. Sedat Lumani.
Sipas Lumanit nëse mjeku amë përcakton terapi me antibiotikë doza e caktuar duhet të mirret deri në shërimin e plotë të pacientit dhe pa rekomandimin e mjekut asesi nuk duhet përdorur medikamente trajtuese. (Flutura Rahimi - Latifi, TVM2)
