MUNDJE

Mundësit e Maqedonisë, përgatiten për KB në Uzbekistan

24.08.2014 14:37

Nën mbikqyrjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, reprezentuesit e Maqedonisë janë duke I vazhduar përgatitjet për në kampionatin botëror në mundje, I cili gjatë muajit të ardhshëm do të zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.....

Federata e mundjes, me kryetarin Çedo Nikollovski dhe nënkryetarin Betim Vrenezi, për mundësit më të mirë të vendin tonë, ka mundësuar përgatitje sa më cilësore, të cilët që prej javës së kaluar po zhvillohen në Samokov të Bullgarisë, aty ku po përgatiten edhe reprezentuesit bullgar.

Pjesë e ekipit të seleksionuesit Vrenezi, janë dy mundësit e klubit të Lirisë, Jasin Rexhallari dhe Besmir Veseli, me ç`rast I pari e ka të sigurt pjesëmarrjen në botërorin e Tashkentit, ndërsa I dyti shpreson që të jetë aty, me një ftesë speciale. Pos tyre, në Bullgari janë duke u përgatitur edhe dy mundësit e Shtipit, Dejan Mitrov dhe Boban Danov, të cilët njëashtu do të jenë përfaqësues të Maqedonisë në kampionatin botëror.

Ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, në Maqedoni do të kthehet me katër shtator, ndërsa një ditë më vonë, do të jetë udhëtimi për në Tashkent të Uzbekistanit, ku prej tetë e deri më 14 shtator, do të organizohet kampionati botëror në mundje.

Ky do të jetë botërori I kombinuar I dhjeti me rradhë, me ç`rast garat do të janë në stil të lirë dhe greko romak. (Mustafa Ademi, TVM2)