ATLETIKË

Usain Bolt me rekord të ri botëror

24.08.2014 15:09

Njeriu më I shpejtë në planetin tokë, xhamajkani Usain Bolt vazhdon të impresionoj fansat e tij, pasiqë mbrëm në mitingun e atletikës në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ka shënuar rekord të ri botërorë, në shtegun 100 metra në palestër të mbyllur......

Stadiumi në Varshavë ishte me qati të mbyllur për mitingun e djeshëm, ndërkaq Usain Bolt këtë e shfrytëzoi që të arrijë kohë 9 sekonda e 98 të qintat, me ç`rast arriti të thyej rekordin botëror të cilin e mbante atleti nga Namibia, Frenki Frederiks nga viti 1996, me kohë 10 sekonda e pesë të qintat.

Është interesant se kjo garë ishte e para për Usain Boltin  në 100 metra, pas pauzës prej një viti, ndërkaq njeriu më I shpejtë në botë I të gjitha kohërave, shfrytëzoi garën e Varshavës që të përgaditet sa më mirë për mitingun e Cyrihut, I cili është pjesë e Ligës së diamantit.

Ai pas këtij suksesi ka deklaruar: “ Me rëndësi ishte të vrapoj dhe mos të ndjej dhimbje. Jam shumë I lumtur për këtë sukses.

Shpresoj se problemet me lëndimin tash më I takojnë të kaluarës dhe jam I bindur se mund të vrapoj edhe më shpejtë, duke nisur nga mitingu I Cirihut” ka deklaruar Bolt. (Sami Ademi, TVM2)