Maqedoni

Bruksel, Osmani takoi Mogerinin dhe Hanin

20.02.2019 17:08

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, ka takuar në Bruksel përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerinin, dhe eurokomisarin, Johanes Han....

Marrëveshja e Prespës është një arritje e madhe, ka vlerësuar me këtë rast Mogerini, duke shtuar se puna për reformat në vend duhet të vazhdojë me intensitet të lartë, pasi që rezultatet pozitive nga reformat janë të domosdoshme për rrugën e vendit drejt BE-së.
 
Osmani pas takimit me Mogerinin dhe komisionarin për zgjerim, Johanes Han, shprehu optimizëm se vendi pret raport pozitiv të progresit si dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Osmani tha se fillimi i negociatave këtë vit do të jetë edhe sinjal i qartë për të gjithë rajonin. BE-ja dhe Maqedonia e Veriut do të analizojnë progresin e bërë më detaisht, gjatë mbledhjes së Këshillit për Stabilizim Asociim, që do të mbahet më 19 mars.