Maqedoni
Qeveri, Lëvizja Anti-bixhoz në takim me kryeministrin
20.02.2019 17:50
Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz i prezantuan kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministrit të financave...

Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz i prezantuan kryeministrit, Zoran Zaev, dhe ministrit të financave, kërkesat e tyre për Ligjin e ri të lojërave të fatit, duke kërkuar që ato të jenë pjesë e ligjit.
Përfaqësuesi i kësaj lëvizje, Xhemal Abdiu, pas takimit deklaroi se përfaqësuesit e qeverisë u kanë premtuar se do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre.
“Ne i parashtruam kërkesat e Anti-bixhozit, u pajtuan plotësisht se janë kërkesa fisnike, por nga ana e tyre mbetet që të gjejnë mënyrë se si të inkorporohen në ligjin i cili do të miratohet nga Ministria e Financave . U pajtuan vetëm me një pikë që është një e keqe shumë e madhe, por sa i përket kërkesave, do të shihet mundësi se çfarë mund të inkorporohet dhe mënyra se si të zgjidhet për lojërat e fatit”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes Anti-Bixhoz, Xhemal Abdiu.
Nga Lëvizja Anti-bixhoz kërkojnë që lojërat e fatit të jenë 3 kilometra nga vendbanimet, 5% të buxhetit që vjen nga lojërat e fatit, të ndahet për riparimin e objekteve me interes publik për rehabilitimin e të varurve nga lojërat e fatit, si dhe të hartohet strategji kombëtare për edukimin e nxënësve, studentëve dhe gjithë qytetarëve për dëmet që i shkakton bixhozi.
GYLTENE SINANI
