EUROBASKET 2015-KUALIFIKIMET

Maqedonia sonte kundër Danimarkës

24.08.2014 15:11

Reprezentacioni I Maqedonisë në basketboll në kuadër të xhiros së pestë të kualifikimeve për samitin e ardhshëm në basketboll, I cili do të mbahet më vitin 2015, sonte në palestrën sportive “Boris Trajkovski” do të gostit Danimarkën, të cilën në ndeshjen e parë e kishte mundur në teren të saj, me rezultat 81-75....

Të gjithë janë të opinionit: nuk guxojmë të nënqmojmë skandinavët, edhe pse I mundëm në Danimarkë.

Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë optimizmi është në nivel në radhët e basketbollistëve të Aleksandar Xhikiqit.

Takimi në fjalë do të fillon më orën 20 e 30 minuta, ndëkaq ndihma nga tribunat pritet të jetë e madhe, pasi që me fitore Maqedonia do të jetë shumë afër plasmanit në Eurobasketin e ardhsëm.

Basketbollistët e Maqedonisë ndeshjen e fundit kualifikuese do ta zhvillojnë të mërkurën, po në Shkup kundër Bjellorusiësë. Nëse arihen dy fitore, atëherë reprezentacioni I Maqedonisë do të jetë për herë të pestë pjesëmarëse në një kampionat evropian në basketboll, pas mëvëtësimet e këtej. (Sami Ademi, TVM2)