Botë
Tiranë, opozita: Djegie të mandateve dhe protesta
20.02.2019 18:54
Vendimi për djegien e mandateve të opozitës në Parlament ka shkaktuar reagime të shumta në radhët e politikës shqiptare, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë....

Gjatë një interviste për “Dojçe Velen”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur kundër djegies së mandateve, duke i kërkuar opozitës të bëjë një hap prapa, ndërsa qeverisë, të bëjë dy të tillë.
Të shqetësuar për situatën politike janë edhe ndërkombëtarët. Pas gjuhës së ashpër që përdori mbrëmë Ambasada amerikane ndaj opozitës, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, zbarkoi sot në zyrën e kryedemokratit Basha për t’u njohur me planin e tij. Një ditë para protestës së opozitës, Soreca bëri thirrje kundër dhunës.
Ndërkohë policia ka vendosur marrjen e masave të larta të sigurisë, pas protestës së paralajmëruar para godinës së parlamentit.
LULJETA NDOKA
