Maqedoni

Parashikimi i motit

21.02.2019 09:01

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale, gjithashtu do të fryjë edhe erë e lehtë nga drejtimi verior....

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 19 gradë celcius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -1 gradë ndërsa ajo e ditës 15 gradë Celsius.
 
Nesër dhe gjatë fundjavës pritet të ketë më shumë vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në disa vende më të larta malore do të ketë reshje të borës.