Botë
Bangladesh, 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë
21.02.2019 13:20
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshiu disa ndërtesa banimi...

Të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshiu disa ndërtesa banimi dhe depo me materie kimike në një pjesë historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit luftuan flakët, e cila besohet të ketë filluar kur shpërtheu një bombol me naftë që ruhej në një makinë.
Zjarri pastaj u përhapet shpejt në të gjithë zonën duke përfshirë një restorant dhe pesë ndërtesa, kanë bërë të ditur autoritetet. Dy nga ndërtesat ishin dëmtuar aq keq saqë policia tha se ka shqetësime që mund të shembeshin. Marrë parasysh numrin e të lënduarve zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet.
