Kumanovë: Interesim i vogël për drejtimet profesionale
Sikurse viteve të kaluara edhe sivjet semimaturantët kumanovarë, qysh në afatin e parë të regjistrimit i kanë mbushur vendet e parapara në gjimnazin “ Sami Frashëri” si dhe tri paralelet e shkollës së mesme të mjekësisë....
Por ajo që bengos është fakti se edhe sivjet semimaturantët tregojnë fare pak interesim për drejtimet profesionale në shkollën e mesme teknike atë të ekonomisë si dhe bujqësisë, ku kanë mbetur paralele të tëra pa u plotësuar.
Këtë na e pohoi edhe drejtori i shkollës së mesme teknike, paralelet në gjuhën shqipe , Nexhmedin Saliu.
Megjithatë shpresohet që gajtë afatit të dytë semimaturantët , të përzgjedhin ndonjërin nga drejtimet profesionale në shkollat e mesme si në ekonomi, teknikë apo bujqësi, pasiqë me përzgjedhjen e tyre shkollore munden të përcaktojnë edhe ardhmërinë e tyre. (Nexhat Aqifi, TVM2)